Dështon sërish përpjekja e mbështetur nga Australia, Franca dhe Bashkimi Europuian për të deklaruar një park ujor të mbrojtur një million kilometra katrorë në lindje të Antarktidës.
Në mbledhjen e komisionit për ruajtjen e burimeve të gjallesave ujore në Antarktidë, ku bëjnë pjesë 25 vende, përvec Bashkimit Europian, mungoi sërish vota unanime që kërkohet me kushtetutë. Shpresohej që në mbledhjen e përvitshme, e cila u mbajt në Tazmani, të miratohej më në fund deklarata për ruajtjen e biodiversitetit dhe për kufizimin e pasojave të ndryshimeve klimatike.
Parku Lindor Ujor i Antarktidës, do të kishte mbrojtur tri zona, duke përfshirë habitate shumë të rëndësishme sidomos terrenet e përshtatshme për pinguinët, fokat dhe balenat. Por për herë të tetë kërkesa është refuzuar, me Rusinë dhe Kinën që drejtojnë peshkimin industrial në oqeanin jugor, të cilat votuan kundër sërish. Në mbledhje gjithësesi u arritën marrëveshje të rëndësishme, si dhe u vendos që peshkarexhat të mos hedhin plastikë dhe karburant në zonën prej 35.7 milion katrorë të mbuluar nga konventa, thënë ndryshe 10 për qind e oqeaneve të botës.
Ujërat që rrethojnë Antarktidën janë më të ndoturat në botë, në një kohë që në oqeanin antaktik jetojnë më shumë se 10 mijë lloje gjallesash, mes të cilëve dhe pjesa më e madhe e pinguinëve në bortë. Oqeani jugor gjithashtu konsiderohet një zonë thelbësore për kërkimin shkencor si për studimine funksionimit të ekosistemeve ujore të paprekura, ashtu dhe për të vendosur pasoja e ndryshimeve klimatike në planetin tonë./abcnews.al