Kina dhe Nigeria bien dakord të forcojnë bashkëpunimin në kuadrin e nismës “Belt and Road”

schedule21:38 - 3 Shtator, 2024

schedule 21:38 - 3 Shtator, 2024

Nigeria dhe Kina kanë arritur një marrëveshje për shfaqjen e marrëdhënieve dypalëshe në kuadër të nismës “Belt and Road”, si dhe për zhvillimin e burimeve njerëzore dhe energjisë bërthamore, pas takimit të liderëve të dy vendeve.

“Një partneritet strategjik gjithëpërfshirës duhet të rezultojë në zhvillim të fortë, stabilitet dhe siguri në nënrajonin e Afrikës Perëndimore,” tha presidenti nigerian Bola Tinubu, i cili së bashku me liderët e 50 vendeve të tjera afrikane morën pjesë në Samitin e Forumit Kinë-Afrikë 2024, raporton Reuters.

Gjatë vizitës së tij në Kinë, Tinubu vizitoi laboratorin kërkimor të Huawei dhe kërkoi që kompania të krijojë një laborator të përbashkët testimi të teknologjisë diellore në Nigeri.

“Kina dhe Nigeria, si vende kryesore në zhvillim, duke forcuar koordinimin strategjik, do t’i japin shtysë të re marrëdhënieve Kinë-Afrikë në epokën e re dhe do të udhëheqin përparimin e përbashkët midis vendeve të jugut global“, tha presidenti kinez Xi Jinping.

Kina është kreditori më i madh dypalësh i Nigerisë, me kredi që arrijnë në rreth pesë miliardë dollarë, sipas të dhënave nga Zyra Nigeriane e Menaxhimit të Borxhit.

Të dyja vendet kanë mbajtur marrëdhënie diplomatike për 50 vitet e fundit dhe ato u forcuan në vitin 2018 kur Kina dhe Nigeria u bënë partnerë në nismën “Belt and Road”./abcews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!