Pekini dhe Parisi riafirmuan sot angazhimin e tyre për të promovuar mospërhapjen e armëve bërthamore, çarmatimin bërthamor dhe përdorimin paqësor të energjisë bërthamore.
Të dy vendet mbështesin të gjitha përpjekjet për të rivendosur paqen në Ukrainë në bazë të ligjit ndërkombëtar dhe parimeve të Kartës së OKB-së.
Ata gjithashtu kundërshtojnë sulmet e armatosura ndaj centraleve bërthamore, shkruan Sky News.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe presidenti kinez Xi Jinping u takuan në Pekin për bisedime.
Dje, Macron i bëri thirrje homologut të tij kinez që “ta kthejë Rusinë në vete dhe t’i kthejë të gjithë në tryezën e bisedimeve” për luftën në Ukrainë./abcnews.al