Ministria e Jashtme e Kinës tha “askush nuk dëshiron nisjen e luftës së tretë botërore”, pas komenteve të ministrit të Jashtëm rus Sergey Lavrov se rreziku i luftës bërthamore ishte një rrezik real, shkruan CNN.
Në një intervistë në televizionin rus të hënën, Lavrov u pyet për rreziqet e një lufte të tretë botërore në krahasim me krizën e raketave kubane në vitin 1962. Lavrov tha se rreziku është “serioz dhe nuk mund të nënvlerësohet”.
Wang përsëriti shpresën që palët “të ruajnë qetësinë dhe të vetëpërmbahen” dhe të shmangin një rrezik edhe më të madh në Europë dhe në botë”.
“Ne duhet të reflektojmë se si vorbulla e konflikteve gjeopolitike është rritur përsëri në Europë, më shumë se 30 vite pas përfundimit të Luftës së Ftohtë,” tha Wang.
/abcnews.al