Kina adapton teknologjinë e re, ndërtesa 5-katëshe “ecën” drejt një vendi të ri

schedule09:49 - 9 Nëntor, 2020

schedule 09:49 - 9 Nëntor, 2020

Banorët e Shangait janë përballur me një pamje të pazakontë: një ndërtesë “me këmbë”. Një shkollë fillore 85-vjeçare është zhvendosur nga vendi, duke përdorur teknologjinë e re të quajtur “makina e ecjes”.

Si një përpjekje për të ruajtur ndërtesat historike, inxhinierët bashkangjitën rreth 200 mbështetëse të lëvizshme nën ndërtesën 5-katëshe, të cilat veprojnë si këmbë robotike dhe janë të ndara në dy grupe të alternuara lart dhe poshtë, duke imituar hapin njerëzor.

Sensorët e bashkangjitur ndihmojnë në kontrollin se si ndërtesa lëviz përpara, tha Lan Wuji, drejtuesi i kompanisë Shanghai Evolution Shift që zhvilloi teknologjinë e re në 2018. “Është sikur t’i japësh paterica ndërtesës që të mund të ngrihet në këmbë dhe më pas të ecë.”, tha ai.

Punëtorët duhet të gërmonin së pari rreth ndërtesës për të instaluar 198 mbështetëse të lëvizshme në hapësirat poshtë.  Pasi shtyllat e ndërtesës u cunguan, “këmbët” robotike u zgjatën më lart, duke ngritur ndërtesën. Përgjatë 18 ditëve, ndërtesa u rrotullua 21 gradë dhe u zhvendos 62 metra.

Zhvendosja përfundoi në 15 tetor, me ndërtesën e shkollës së vjetër që u bë një qendër për mbrojtjen e trashëgimisë dhe edukimin kulturor. Ky është projekti i parë ku përdoret metoda “makinë ecjeje” në Shangai për të zhvendosur një ndërtesë historike, sipas autoriteteve vendase. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!