Kimmich nuk i beson syve: Dy ndeshje pozitive dhe dy humbje, mërzitje e madhe

schedule17:19 - 8 Dhjetor, 2019

schedule17:19 - 8 Dhjetor, 2019

Bayern Munchen u mund sërish në kampionat. Ekipi bavarez zhvilloi një lojë shumë të mirë, humbi shumë raste, por në fund doli pa pikë nga transferta kundër M’Gladbach, ekipit që kryeson Bundesligën.

Joshua Kimmich nuk e fsheh trishtimin e tij në një prononcim për mediat gjermane pas humbjes së dytë radhazi, teksa diferenca me kreun ka shkuar në 7 pikë. Gjithsesi, kampionati është i gjatë dhe Bayern do të luftojë deri në fund për titullin kampion.

Jam shumë i mërzitur. Luajtëm shumë mirë në pjesën e parë, kishim shumë mundësi për të shënuar, por nuk ia dolëm të gjenim golin. Komanduam ndeshjen edhe në pjesën e dytë. M’Gladbach u rifut në lojë, por nuk krijuan raste flagrante. Kemi zhvilluar dy ndeshje pozitive kundër Leverkusen dhe M’Gladbach, por i humbëm të dyja“, thekson Kimmich. /abcnews.al