E shtuna rikthen klasiken e futbollit gjerman. Bayern Munchen pret në shtëpi Dortmundin, një ndeshje që pritet të jetë spektakolare si gjithmonë.
“Xholi” i skuadrës bavareze, Joshua Kimmich flet rreth kësaj sfidë për mediat. Vlerësim maksimal për verdhezinjtë, por 26-vjeçari do fitoren për t’ia dedikuar tifozëve.
“Unë pësova një dëmtim në ndeshjen e fundit kundër Dortmund, por tani ndihem mirë, shumë mirë. Nuk kishte rëndësi rikthimi i shpejtë, duhej thjesht të kthehesha po aq i fortë sa isha.
Ndeshjet kundër Dortmund janë gjithmonë të veçanta. Ata kanë qenë gjithmonë rivalët tanë më të egër prej momentin që kam ardhur te Bayern Munchen.
E dimë sesa cilësi kanë ata, ky është shkaku pse mbetet gjithmonë një përballje speciale. Duam të fitojmë për tifozët tanë“, theksoi ylli i kampionëve të Gjermanisë. /abcnews.al