Emrin e ka Kimi. Është i shpejtë, I guximshëm dhe i ftohtë në pistë, njëlloj si Kimi Raikkonen, ish kampioni finlandez i Formula 1, emrin e të cilit mban edhe italiani Antonelli.
Njëzet e katër orë pas rekordit si më I riu në moshë që siguron një “pole position”, piloti 19 vjeçar Mercredes mori fitoren e tij të pare në karrierë, duke triumfuar në Çmimin e Madh të Kinës.
Me një shfaqje autoriteti dhe qetësie komanduese, ai menaxhoi në cirukitin e Shangahait një rivalitet të fortë me pilotët e Ferrarit dhe mbi të gjitha me shokun e tij të skuadrës George Rusell.
Ky I fundit, duhety të kënaqej me vendin e dytë, ndërsa ai treti në podium u plotësua me Leëis Hamilton.
Shtatë herë kampioni i botës, provoi disa herë të shtynte më shumë Ferrarin e tij, por nuk ia doli të kalonte dy makinat Mercedes, që në këtë nisje të Botërorit 2026 të Formula 1 kanë treguar se janë candidate kryesore për titullin kampion. Skuderia gjermane ka marrë kryesimin e renditjes, ndërsa fitorja e Kimi Antonelli ndez një tjetër shpresë të madhe për të tashmen dhe të ardhmen e pilotit italian.
Në një kohë që bota e Formula 1 ekzalton 19 vjeçarin, Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit duhet të zgjidhë me një problem të madh që vendos në dyshim kalendarin e të gjithë Botërorit.
Konflinkti në Iran që ka ndezur të gjithë Lindjen e Mesme mund të shtyjë dy garat e ardhshme në kontinentin aziatik në program në Bahrein dhe Arabinë Saudite.


