Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kim zbulon arsyen që çoi në fundin e “Keeping Up With The Kardashians”

schedule10:55 - 6 Tetor, 2020

schedule 10:55 - 6 Tetor, 2020

Pak javë më parë, familja Kardashian-Jenner njoftoi përfundimin e serialit “Keeping Up With The Kardashians”. Kërkesa për “ndarjen” nga publiku thuhet se erdhi nga Kris Jenner, pasi vajzat Kim dhe Kylie kërcënuan se do të tërhiqeshin nga shfaqja. Por, ka qenë së fundmi vetë Kim e cila ka sqaruar se përmes vendosën ta mbyllin kapitullin e serialit, pas kaq shumë vitesh në ekran.

Në një intervistë për “Grazia”, ylli televiziv deklaroi se kjo ishte një dëshirë e përbashkët e gjithë familjes. “Kjo ishte një ëndërr për të gjithë ne. Asnjëherë nuk e kishim imagjinuar se do të arrinim sezonin e dytë. Tani jemi në të 20-tin. Ndonjëherë kemi nevojë për pushim. Është shumë e thjeshtë”, ka thënë Kim.

Më 8 shtator, familja ndau që “KUWTK” i kishte ardhur fundi, dhe sezoni i 20-të do të transmetohej në fillim të vitit 2021. Përmes një deklarate të përbashkët, familja Kardashian-Jenner falenderoi fansat ndërsa theksuan: “Ne çmojmë përgjithmonë kujtimet e mrekullueshme dhe njerëzit e panumërt që kemi takuar gjatë rrugës.” xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!