Kim takon ministrin Manja: Njerëzit meritojnë rezultate reale nga reforma në drejtësi

schedule12:33 - 1 Shkurt, 2022

schedule 12:33 - 1 Shkurt, 2022

Ambasadorja e Shtetve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim këtë të martë është takuar me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja.

Kim përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se njerëzit meritojnë rezultate reale nga reforma në drejtësi, që është me rëndësi edhe për tërheqjen e investimeve të huaja në Shqipëri.

Ndër të tjera ajo thekson se fokusi i këtij takimi ka qenë mbështjetja e SHBA në eliminimin e mangësive dhe joefikasitetit, veçanërisht për të reduktuar numrin e çështjeve të të pazgjidhura në gjykatat administrative.

Takimi shumë produktiv me Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja për të diskutuar progresin dhe hapat e ardhshëm në zbatimin e reformës në drejtësi. Fokusi i mbështetjes së SHBA-ve këtë vit është: eliminimi i mangësive dhe joefikasitetit, veçanërisht për të reduktuar numrin e çështjeve të të pazgjidhura në gjykatat administrative.

Duke iu përgjigjur shqetësimeve të qytetarëve për pretendimet dhe të drejtat pronësore në kohë, në mënyrë transparence dhe të plotë, gjë që është gjithashtu e rëndësishme për tërheqjen e investimeve të huaja dhe përmbushjen e standardeve të BE-së; & imponimit e pasojave për zyrtarët që përfshihen në korrupsion. Njerëzit meritojnë rezultate reale nga reforma në drejtësi”, shkruan në Twitter Kim./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!