Kim takon Lamen: Diskutuam për progresin pas miratimit të ligjit për regjistrimin e pronave

schedule19:01 - 8 Qershor, 2021

schedule 19:01 - 8 Qershor, 2021

Ambasadorja amerikane Yuri Kim është takuar ditën e sotme me drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Artan Lame.

Në një postim në Twitter, diplomatja amerikane shkruan se diskutoi me Lamen për progresin e bërë në vit paskalimit të ligjit për regjistrimin e pronave, përfshirë këtu edhe tokat agrikulturore.

Ambasadorja thotë se ka theksuar rëndësinë e transparencës në proces si dhe inkurajimin e përpjekjeve për të zgjidhur çështje të vështira.

“Ligje dhe rregullore të qarta, procese transparente dhe gjykata të pastra do të tërheqin investime më të mëdha amerikane në Shqipëri dhe do të hapin mundësi më të mëdha ekonomike për më shumë njerëz, jo vetëm disa me mjete “speciale”. Kjo është lidhja midis reformës në drejtësi dhe prosperitetit.” s.b /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!