Kim takon Çuçin: Më vjen mirë që urdhëroi hetime lidhur me trajtimin e protestuesve

schedule16:24 - 23 Dhjetor, 2020

schedule 16:24 - 23 Dhjetor, 2020

Ambasadorja amerikane Yuri Kim është takuar ditën e sotme me ministrin e Punëve të Brendshme Bledi Çuçi.

Në një postim në Twitter, diplomatja amerikane shkruan se i vjen mirë që ministri ka urdhëruar hetime lidhur me mënyrën sesi u trajtuan protestuesit, në demostratat e ngritura pas vrasjes së Klodian Rashës.

Po ashtu, Kim shkruan se e drejta për protesta paqësore duhet të respektohet. Me Çuçin, ambasadorja amerikane ka diskutuar edhe për rolin e Ministrisë së Brendshme në zgjedhje.

POSTIMI I PLOTË

“Pata një takim me Bledi Çuçin për t’i uruar suksese si Ministër i Brendshmë. Më vjen mirë që dëgjova se ai ka urdhëruar hetime për mënyrën sesi u trajtuan protestuesit. E drejta për të protestuar në paqe duhet të respektohet. Po ashtu, diskutuam edhe për rolin e Ministrisë së Brendshme në zgjedhje. Ramë dakord që të fuqizojmë bashkëpunimin SHBA-Shqipëri në sigurinë dhe përforcimin e ligjit.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!