Ambasadorja amerikane Yuri Kim është takuar ditën e sotme me krerët e Grupeve Parlamentare të PD dhe PS.
Në një postim në llogarinë e saj në Twitter, kryediplomatja amerikane shkruan se me Taulant Ballën dhe Alfred Rushajn ndanë pikëpamjet e tyre rreth prioriteteve respektive legjislative.
Kim shprehet po ashtu se është e rëndësishme që partitë ta trajtojnë njëra-tjetrën me respekt të ndërsjellë, të diskutojnë për diferencat me ndershmëri dhe të ngrihen mbi partishmërinë në rastet kur është e mundshme. /abcnews.al/
Thank you to Parliamentary group leaders @taulantballa and @AlfredRushaj for today’s meeting to share views on their respective legislative priorities. Important for parties to treat each other w/mutual respect, discuss differences honestly, rise above partisanship when possible. pic.twitter.com/aSii4Y0gKE
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) November 3, 2021