Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kim takim me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit: I falenderova për punën e bërë

schedule15:20 - 28 Dhjetor, 2020

schedule 15:20 - 28 Dhjetor, 2020

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Në një postim në rrjetet sociale, ambasadorja shpjegon se e ka falenderuar këtë institucion për punën e bërë gjatë, e shoqëruar me sfida dhe presione.

Gjithashtu Kim shton se mbështesin dhe insistojnë në pavarësinë dhe integritetin e KPK.

“Kam pasur një takim të sinqertë me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në lidhje me presionin dhe sfidat me të cilat përballen. I falënderova për punën e tyre vitin e kaluar, që vazhdoi pavarësisht Covid. SHBA mbështet fuqimisht dhe insiston në pavarësinë dhe integritetin e KPK për hir të drejtësisë në Shqipëri”, shprehet Kim. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!