Chrissy Teigen ka folur në lidhje me ndarjen e Kim Kardashian dhe Kanye West. Në një intervistë për “Watch What Happens Live With Andy Cohen “, modelja u pyet gjithashtu lidhur me ndarjen e mikeshës së saj, ku megjithëse u tregua e rezervuar tha se ylli i “Keeping With The Kardashians” bëri gjithçka për ta shpëtuar martesën e saj.
“Unë kam qenë në kontakt me Kim më shumë sesa John me Kanye-n. Nëse dikush e njeh Kanye, e di që nëse shkëputet nga rrjeti është e vështirë të komunikosh me të, por Kim është mirë. E di që Kim bëri gjithçka kishte në dorë. Më vjen vërtet keq që nuk funksionoi, sepse i shihja përgjithmonë të lidhur bashkë. Por, e di që bëri më të mirën e saj.“u shpreh Teigen.
Kardashian bëri kërkesë për divorc në 19 Shkurt, dhe javën e kaluar reperi iu përgjigj duke kërkuar kujdestari të përbashkët ligjore dhe fizike për katër fëmijët e tyre. Burimet thonë se 40-vjeçarja është përqendruar tek kujdesi i fëmijëve të saj por i ka kushtuar vëmendje familjes dhe miqve të saj për të kaluar këtë periudhë të vështirë. /abcnews.al