Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë Yuri Kim, gjatë fjalës së saj në “Konferencën Antikorrupsion” theksoi se qeveria shqiptare ka bërë hapa para në luftën kundër korrupsionit.
Ajo theksoi se Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë më shumë, prandaj korrupsioni duhet luftuar çdo ditë.
“Më duhet të hamendësoj nga salla e mbushur plot këtu, që nënkupton që qeveria e Shqipëria është shumë e përkushtuar kundër korrupsionit në një mënyrë që tejlakalon përkushtimin e mëparshëm. Lufta kundër korrupsionin nga përvoja jonë, jo se ne nuk kemi korrupsion dhe kemi të drejtë tu japim një mësim të gjithëve, pro flasim për të sepse ne kemi përjetuar në histori se çdo të thotë kur nuk lufton korrupsionin. Do doja tu thoja që të gjithë ne, ju si qytetarë të Shqipërisë dhe unë si përfaqësuese e SHBA-ve për të thënë mjaft me korrupsionin, të mbrojmë demokracinë, Shqipëria të jetë më e fortë. Mendoni se ku keni arritur si vit, vitin e kaluar festuam 30 vite të një Shqipërie të lirë, të një Shqipërie që hoqi qafe komunizmin, diktaturë. Tani ja ku jemi, 31 apo 32 vite nga fundi i komunizmit, 100 vite qëkur SHBA dhe Shqipëria vendosën lidhjet diplomatike, ju duhet të kishit thënë 30 vite më parë se Shqipëria do të lëvizte në një nga vendet më të varfra në botë, në një vend që ka një ekonomi në lulzim. Por gjithashtu është edhe frustruese sepse ky vend dhe ky popull ka aftësi shumë më tepër, por e bllokon korrupsioni. Perceptimi që më duhet të kem lidhje të veçanta, të jap ryshfet për të përdorur talentet e mia, kësaj duhet t’i jepet fund”, tha Kim.