Kim pret ushtarët amerikanë: Do trajtojnë Forcat e Armatosura Shqiptare për “Defender 21”

schedule19:39 - 10 Prill, 2021

schedule 19:39 - 10 Prill, 2021

TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka mirëpritur ditën e sotme ushtarët amerikanë nga Garda Kombëtare e New Jersey, teksa mbërritën në Tiranë.

Ka qenë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët kanë publikuar një foto ku shfaqet ambasadorja Kim dhe ushtarët amerikanë, të cilët do të kryejnë trajnime për Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

“Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim mirëpret ushtarët amerikanë nga Garda Kombëtare e New Jersey të cilët mbërritën sot në Tiranë.

 

Ata do të ndihmojnë Shqipërinë në përgatitjen për të marrë dy helikopterë UH-60A Blackhawk nga Shtetet e Bashkuara dhe gjithashtu do të kryejnë trajnime për të përgatitur Forcat e Armatosura Shqiptare për stërvitjen Defender 21.” E.L/abcnews.al/