Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar pas përfundimit të projektit të TAP në vendin tonë.
Duke shpërndarë një artikull të uebsajtit të Gazsjellësit Trans Adriatik, ku thuhet se ka përfunduar pas katër e gjysmë vitesh ky projekt, diplomatja amerikane shkruan se ky është një hap strategjikisht i rëndësishëm për vendin.
“TAP do të transportojë gaz natyral nga Deti Kaspik për në Evropë përmes Greqisë dhe Shqipërisë duke e bërë Shqipërinë një pjesë integrale të arkitekturës së larmishme rajonale të energjisë. Diversifikimi i energjisë= zgjedhje = siguri = pavarësi,” shkruan më tej ambasadorja amerikane. s.b/abcnews.al/
This is strategically important. TAP will carry natural gas from Caspian Sea to Europe via Greece & Albania, making Albania an integral part of diversified regional energy architecture. Energy diversification = choice = security = independence https://t.co/PTysZ6imFw
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) October 14, 2020