Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim deklaroi se SHBA do të bashkëpunojë me Shqipërinë me aleatë dhe partnerë për të ardhmen dhe interesat e vendit.
Gjithashtu Kim shkruan se Kina nuk duhet lejuar që të sfidojë sistemin e qëndrueshëm ndërkombëtar, ndërsa shton se nuk mund të thyhen rregullat dhe marrëdhëniet që e bëjnë botën ashtu siç duhet të jetë.
“Nuk duhet ta lejojmë Kinën të sfidojë sistemin e qëndrueshëm dhe të hapur ndërkombëtar – rregullat, vlerat dhe marrëdhëniet që e bëjnë këtë botë të punojmë ashtu siç dëshirojmë. SHBA do të punojë me Shqipërinë dhe aleatë të tjerë e partnerë për vlerat, interesat tona dhe të ardhmen tonë”, shkruan Yuri Kim në rrjetin social “Twitter”.
/abcnews.al/