Kim me liderët e PAAC: Ndërsa Shqipëria pastron gjykatat, të tjera investime amerikane do të pasojnë

schedule18:48 - 7 Korrik, 2021

schedule 18:48 - 7 Korrik, 2021

Ambasadorja amerikane Yuri Kim është takuar ditën e sotme me drejtuesit e Kongresi Pan-Shqiptar-Amerikan. Në një postim në llogarinë e saj në Twitter, diplomatja amerikane shprehet se në takim diskutoi me liderët për mënyrën sesi diaspora mund të ndihmojë demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin në Shqipëri.

Ndërsa Shqipëria forcon shtetin ligjor dhe pastron gjykatat, shton Kim, do të bëhet një anëtarë më e aftë e NATO-s dhe do të tërheqë më shumë investime amerikane.

Delegacioni i Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan është pritur sot edhe nga kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Kryedemokrati pas takimit u shpreh se ky delegacion ka dhënë një kontribut të çmuar, ndërsa shtoi se fokus i takimit ishte rritja e bashkëpunimit dhe kontributit  shqiptaro-amerikan në dobi të kombit shqiptar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!