Ambasadorja e SHBA e akredituar në Tiranë, Yuri Kim, gjatë fjalës së saj në Konferencën “Drejtësi në kohë sfidash”, tha se ka ardhur momenti që drejtësia e re të veprojë dhe të plotësojë standardet njësoj siç janë në Bashkimin Europian.
Ajo tha se shqiptarët sot po presin, prandaj është e udhës që drejtësia të fillojë e të japë frytet e veta.
Yuri Kim: Jam e qartë që flas troç, më lejoni të jem e qartë dhe pak jo diplomatike, çfarë është drejtësia, si duket Shqipëria kur reforma të jetë zbatuar. Ne do ta dimë që Reforma ka qenë ssukseshme, por mos quhet më e zakonshme, për këtë kemi vetingun dhe funksionet e tij, por të jetë e sukseshme që të jetë e përshtatshme që drejtuesit politik në pushtet ose jo që të thonë drejtësia futi anën time në burg. Këto nuk janë standardet e drejtësisë. Nuk duhet të vazhdojnë me drejtësinë e të shkuarës, drejtësia që duhet të vijë në Shqipëri është ajo me standarde që janë në përputhje me BE, kjo është ajo qe njerëzit presin.
/Abcnews.al/