Kim Kardashian zgjeron “perandorinë”, gati për biznesin e ri

schedule12:39 - 7 Shtator, 2020

schedule 12:39 - 7 Shtator, 2020

Kim Kardashian njihet si një biznesmene shumë e suksesshme. Por, përpos markave “Skims” dhe “KKW Beauty”, Kim do ta zgjerojë “perandorinë” e saj dhe me dekoret e shtëpisë.

Sipas dokumenteve të siguruara nga mediat e huaja, ylli televiziv ka regjistruar së fundmi markën më të re “KKW Home”, që do të ofrojë produkte, orendi, mobilie shtëpiake.

Megjithatë, 39-vjeçarja nuk e ka konfirmuar publikisht zgjerimin e biznesit të saj. Ajo tashmë po korr sukses në tregun e veshjeve dhe produkteve të bukurisë me “Skims” dhe “KKW Beauty”.

Ylli i realitetit tashmë ka lansuar linjën e njohur të bukurisë KKW

Kujtojmë që Kim ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave edhe për raportin e vështirë me bashkëshortin Kanye West. Megjithatë, dyshja ka ndërmarrë disa udhëtime familjare për t’i dhënë edhe një tjetër mundësi njëri-tjetrit. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!