Kim Kardashian është infektuar me Covid-19.
Sipas Mirror, fansat e Keeping Up With The Kardashians aluduan se Kim e kishte marrë virusin nga djali i saj, Saint në fund të vitit të kaluar.
Një spekulim i tillë erdhi pasi shfaqja e familjes ndërpreu xhirimet për dy javë.
Shfaqja, e cila aktualisht po transmeton sezonin e saj të 20-të dhe të fundit, shfaqte miliarderen duke biseduar me familjarët e saj.
Ajo tregonte se si po shkonin studimet në Drejtësi, ndërsa theksoi se kishte dështuar me një provim.
No excuses!!! I took the bar with COVID!!! I almost passed out after hour 4, but I still did it! https://t.co/4yloVC9EDs
— Kim Kardashian West (@KimKardashian) May 28, 2021
“Duhet të bëja mësime për 12 orë, por kam qenë shumë e sëmurë me COVID, sa që mezi ngrihesha nga shtrati për të mësuar”, u shpreh Kim.
Gjithashtu ajo shtoi dyshimet se ishte infektuar gjatë udhëtimit për ditëlindjen e saj të 40-të në tetor të vitit të kaluar./abcnews.al