Kim Kardashian zbulon arsyen pse u nda nga Pete Davidson

schedule14:36 - 30 Maj, 2023

schedule 14:36 - 30 Maj, 2023

Më në fund Kim Kardashian ka zbuluar detajet e ndarjes së saj me Pete Davidson, pas një viti lidhjeje në dukje idilike. Ajo foli për mënyrën se si shkoi ndarja, duke thënë se ajo dhe Pete kishin komunikim të mirë.

Me këtë rast, Kim po ashtu ka konfirmuar se aktualisht nuk është në një lidhje dhe se është krenare sesi ajo dhe Pete e kanë përballuar përfundimin e lidhjes.

 “Kemi pasur shumë biseda, kemi biseduar për këtë. Kështu që në fund doli që ne e vendosëm për më mirë”.

Ajo shtoi: “Është padyshim e trishtueshme. Nëntë muaj janë një kohë e gjatë dhe me plot veshtiresi. Ai ka kaluar shumë, e dini, për shkak të martesës sime të mëparshme”.

Sido që të jetë, nuk ka raport të keq mes Kim dhe Pete, ndryshe nga ish-bashkëshorti i saj Kanye West. Ish-çifti është parë duke biseduar miqësisht në Met Gala-n e fundit./abcnews.al