Kim Kardashian fitoi një tjetër betejë kundër sistemit të pamëshirshëm të drejtësisë në një sërë shtetesh amerikane, duke penguar ekzekutimin e një të dënuari me vdekje në Oklahoma. Rasti i Julius Jones ka tërhequr vëmendjen e mediave në SHBA falë përpjekjeve të Kim Kardashian dhe shumë personazheve të tjerë të famshëm.
Jones, 41 vjeç, u dënua gati 20 vjet më parë për vrasjen fatale të Paul Howell gjatë një grabitjeje makinash në vitin 1999. Guvernatori Kevin Stitt e ndryshoi dënimin me vdekje të Jones në burgim të përjetshëm pa mundësinë e lirimit me kusht. Ai ishte caktuar për ekzekutim të enjten.
I’m so grateful to everyone who used their voice and helped to save Julius’s life today.
Thank you to the parole board and Governor Stitt. ??❤️
— Kim Kardashian West (@KimKardashian) November 18, 2021
Kardashian falenderoi guvernatorin republikan dhe përcolli një mesazh nga Jones, i cili thotë se “nuk ka qenë në gjendje të përqafojë familjen e tij për më shumë se 20 vjet”. Kim zbuloi gjithashtu se Jones refuzoi të merrte ilaçet që u jepen të dënuarve me vdekje pak para ekzekutimit të tyre, sepse ai ka një “ndërgjegje të pastër”./abcnews.al

