Kim Kardashian reagon pasi Kanye West kërkoi të ribashkoheshin

schedule09:14 - 6 Nëntor, 2021

schedule 09:14 - 6 Nëntor, 2021

Kanye West i befasoi të gjithë pasi iu referua Kim Kardashian si “gruaja” e tij. Themeluesja e markës KKW reagoi ndaj rrëfimit të ish bashkëshortit të saj, me të cilin nisi divorcin në fillim të këtij viti. Një burim i afërt zbuloi se Kanye, i njohur tani si Ye, me të vërtetë shpreson se mund të rikthehet me Kim dhe të zgjidhin problemet mes tyre.

Kim Kardashian and Kanye West Celebrate 6 Years of Marriage - E! Online

Por Kim ka një pikëpamje tjetër se si duket e ardhmja e tyre. Burime të afërta pranë yllit televiziv janë shprehur se Kim nuk është e befasuar nga komentet e fundit të reperit. “Ajo i di ndjenjat e tij dhe nuk mund t’i ndalojë ato. Kanye e ka të qartë që nuk do të divorcohet dhe dëshiron që ajo ta rishikojë këtë vendim.”

Kim Kardashian and Kanye West Separation: Confirmed by E! News - The  Hollywood Gossip

Megjithatë, siç vuri në dukje burimi, Kim u përpoq për një kohë të gjatë për ta bërë martesën e tyre të funksiononte, por përfundimisht nuk mundi. “Kanye ende shpreson që Kim të ndryshojë mendje, por ajo nuk është e interesuar të ribashkohet”, u shpreh burimi. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!