Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kim Kardashian reagon pas kritikave për veshjen e pazakontë në Met Gala

schedule11:34 - 15 Shtator, 2021

schedule 11:34 - 15 Shtator, 2021

Kim Kardashian ka reaguar pas kritikave të shumta që mori për veshjen që kishte zgjedhur për eventin e famshëm të modës Met Gala. Ylli me famë botërore ka eksperimentuar shpeshherë me paraqitjen, por kësaj radhe kishte tejkaluar çdo pritshmëri duke zgjedhur një veshje të zezë që i mbulonte totalisht fytyrën dhe trupin.

Ajo u bë virale në rrjet dhe të shumtë ishin ata që e krahasuan me një “dementor” nga Harry Potter. Kardashian ka ndarë së fundmi disa foto nga eventi që u mbajt të hënën, krahas së cilës shkroi: “Çfarë ka më amerikane sesa një bluzë nga koka te këmbët ?!”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian)

Ajo u shoqërua gjithashtu nga një njeri misterioz, i mbuluar po ashtu tërësisht në të zeza, i cili ngjante shumë me Kanye West. Por megjithëse të gjithë besonin se ishte ish burri i saj që e shoqëroi në Met Gala, në fakt ishte Demna Gvasalia, drejtoresha krijuese e Balenciaga.

Kjo veshje është frymëzuar nga ish-bashkëshorti i saj në albumin e tij më të ri “Donda”. Dhe muajin e kaluar, ylli i televizionit dukej e panjohur me një trup të maskuar gjatë festës së promovimit të albumit të reperit në Atlanta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!