Kim Kardashian ka reaguar për herë të parë ndaj thashethemeve se ka patur një lidhje me Travis Barker, aktualisht partneri i motrës së saj, Kourtney. “‘JO! Rrëfim i rremë! Ne kemi qenë miq për vite me radhë dhe jam shumë i lumtur për të dhe Kourt.”, sqaroi ylli i realitetit.

Fansat kanë qenë kuriozë për dyshen që kur ish gruaja e Travis, Shanna Moakler, akuzoi 45 vjeçarin se e tradhtoi atë me Kim gjatë martesës së tyre. Ajo u shpreh se nuk kishte patur kurrë miqësi me Kardashian pasi kishte zbuluar se ajo dhe Travis kishin patur një lidhje.

Travis dhe Kourtney kanë nisur një romancë prej disa muajsh dhe gjërat mes tyre po bëhen dhe më serioze. /abcnews.al

