Kanye West duket se nuk e pranon faktin se ai dhe Kim Kardashian nuk janë më së bashku, pavarësisht se prej afro një viti jetojnë të ndarë. Reperi i njohur, së fundmi ka dhënë një intervistë për emisionin “Drink Champs”, ku ka pranuar se dëshiron të jetë me ish bashkëshorten.
Në fakt, ai fajësoi emisionin Saturday Night Live, ku Kim Kardashian u shfaq para disa javësh, pasi sipas tij produksioni e detyroi të thoshte se ishte divorcuar nga ai për arsye komerciale. “Për çfarë lloj divorci po flasim?” Unë as që i kam parë letrat e divorcit. Po ta marrim realisht as që ndahemi”, tha reperi.
Më pas ai shpjegoi se dëshira e fëmijëve të tij është që ata të jenë bashkë. “Ajo që ata duan janë prindërit e tyre së bashku. Kjo është ajo që unë dua, të jem me familjen time,” tha ai. Nga ana tjetër, duket se reperi ka xhelozuar Pete Davidson, i cili përflitet se ka nisur një lidhje me Kim-in pasi janë parë disa herë bashkë.
/abcews.al