Kim Kardashian përballet me probleme shëndetësore, tregon si është gjendja e saj

schedule12:30 - 8 Gusht, 2023

schedule 12:30 - 8 Gusht, 2023

Kim Kardashian iu rikthye detyrave pak javë pasi u përball me një problem shëndetësor.

Themeluesja e SKIMS zbuloi në një Insta Story se kohët e fundit ajo u përball me një problem shëndetësor, por zyrtarisht është kthyer në punë.

“Theva shpatullën time dhe krisa një tendin, kështu që nuk shkova në palestër për disa javë, por jam kthyer!”, ka treguar Kardashian.

Ylli i njohur nuk u shfaq në videon që ajo postoi, por ajo tregoi trajneren e saj të fitnesit, Melissa Alcantara, e cila quhet Fitgurlmel në rrjetet sociale. Ndërsa fokusoi kamerën te shoqja e saj, Kim vuri në dukje se Alcantara dikur i kishte ndodhur e njëjta gjë me shpatullën e saj dhe se ato po përgatiteshin të fillonin programin e saj të rehabilitimit./abcnews.al