Sot në mbarë botën festohet Dita Ndërkombëtare e Motrës, dhe këtë ditë nuk kishte se si mos ta kujtonte as ylli Kim Kardashian.
Ajo ka zgjedhur të publikojë disa foto në Instagram me motrat e saj nga momente të ndryshme.
Kim ka hapur arkivat dhe kanë zgjedhur disa nga më të bukurat. Mirëpo, vëmendjen e të gjithëve ka marrë njëra prej tyre, që daton prej vitit 1994.
Ylli i televizionit shfaqet me njërën nga motrat e saj Kourtney gjatë adoleshencës dhe ajo ç’ka vihet re është se pamja e tyre ka ngelur po e njëjta pavarësisht viteve që kanë shkuar. /abcnews.al



