Kim Kardashian do t’i paguajë 23 milionë dollarë Kanye West

schedule20:17 - 19 Tetor, 2021

schedule 20:17 - 19 Tetor, 2021

Ka kaluar gati një vit që kur Kim Kardashian paraqiti kërkesën për divorc nga burri i saj, Kanye West, por beteja për menaxhimin e pronës së tyre të përbashkët nuk ka përfunduar ende. Ish-çifti, pas periudhës së parë të “ngrirjes” që patën menjëherë pas divorcit, duket se tani kanë rikthyer komunikimin dhe kanë gjetur një ekuilibër.

Kim Kardashian do t’i paguajë 23 milionë dollarë Kanye West për shtëpinë në Kaliforni

Por ndarja e pasurisë së tyre të madhe vazhdon dhe duket se Kim fitoi betejën për shtëpinë e tyre të madhe në kodrat e Los Angeles. Sipas raportimeve në shtypin amerikan, Kim Kardashian do t’i japë 23 milionë euro ish-burrit të saj në mënyrë që të fitojë pronësinë e shtëpisë së tyre të mëparshme të përbashkët.

Nga këto, 20 milionë janë për shtëpinë dhe 3 milionë për të gjitha sendet shtëpiake, nga mobiljet e deri te veprat e artit. Ish-çifti e kishin blerë këtë shtëpi në vitin 2014 për 20 milionë dollarë dhe e rinovuan atë në vitin 2019. /abcnews.al