Kim Kardashian mund të jetë duke studiuar për t’u bërë avokate por ajo nuk ka në plan të heqë dorë nga selfiet e saj seksi. Gjatë pjesës së parë të ribashkimit “Keeping Up With The Kardashians”, ylli i reality show-t u pyet nëse planifikon të tërhiqet nga stili i saj për jetën profesionale.

“E kam menduar dhe këtë. Dhe pastaj thashë: ‘Mund t’i bësh të gjitha. Mund të bëni çfarë të duash.”, tha Kardashian. “Siç mbaj mend kur shkova në Shtëpinë e Bardhë një herë dhe isha si, ‘Oh, sapo postova një foto me bikini, e dini, shpresoj mos ta shikojnë instagramin tim ndërkohë që jam këtu’. Dhe pastaj mendova; ‘Ti e di çfarë, duhet të jesh ti.”, shtoi ajo.

“Unë jam 40. Jam në formën më të mirë të jetës time dhe dua të postoj një foto me bikini nëse dua.”, tha ajo duke shtuar se do ta merrte në konsideratë këtë vendim nëse ndonjë nga fëmijët e saj nuk do të ndihej mirë. “Unë gjithashtu nuk dua t’i vë në siklet fëmijët e mi ose t’i bëj ata të ndjehen një mënyrë nëse ata janë në shkollë të mesme dhe unë jam nëna e turpshme që pozon në selfie dhe në bikini. Do të ketë kufij”, tha ajo. /abcnews.al

