Kim Kardashian është vënë në qendër të akuzave për përvetësim kulturor pasi mbante një palë vathë të frymëzuar nga kultura hindu. Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” vuri një palë vathë me simbole OM, një simbol i shenjtë i feve indiane. Sidoqoftë, jo të gjithë ndjekësit u impresionuan nga fotot e yllit televiziv.
Një përdorues i rrjeteve sociale shkroi: “Hinduizmi nuk është një estetikë”, “Om është simbol i shenjtë i hindusë … Çfarë dreqin bën ajo me këtë.” Kjo nuk është hera e parë që Kim akuzohet për përvetësim kulturor. Në 2019, nëna e katër fëmijëve ajo u përball me reagime të ngjashme për një veshje që përfshinte bizhuteri tradicionale indiane.
— Kim Kardashian West (@KimKardashian) May 23, 2021
Kim po përballet me një periudhë të vështirë në jetën e saj. Së fundmi, ajo ka folur për divorcin me reperin Kanye West, me të cilin ka katër fëmijë. ”Thjesht sinqerisht nuk mund ta bëj këtë më. Pse jam akoma në këtë vend ku jam mbërthyer prej vitesh. Mendoj se ai meriton dikë që do të mbështesë çdo lëvizje të tij dhe ta ndjek nga pas në të gjithë vendin. Unë nuk mund ta bëj këtë gjë”, është shprehur ajo. /abcnews.al

