Kim Kardashian afër ëndrrës për t’u bërë avokate, kalon provimin e rëndësishëm

schedule22:13 - 13 Dhjetor, 2021

schedule 22:13 - 13 Dhjetor, 2021

Kim Kardashian ka kaluar një ndër provimet kryesore në drejtësi dhe është shumë afër ëndrrës për t’u bërë avokate.

Lajmin e bukur e ndau vetë ajo në rrjetet sociale, duke u kërkuar fansave të mos heqin dorë kurrë nga qëllimet që kanë vendosur.

41-vjeçarja, ka kaluar vite duke mbrojtur reformën në drejtësinë penale, duke përfshirë lobimin në Shtëpinë e Bardhë.

Ajo njoftoi në vitin 2019 vendosi se donte të shkonte më tej dhe të kualifikohej në drejtësi.

Kardashian tha se i ishte thënë më parë se udhëtimi i saj do të ishte afër të pamundurës. Por në një njoftim të emocionuar, ajo tha se kishte kaluar provimin e studentëve të drejtësisë në vitin e parë të Kalifornisë.