Kim Jong-Un udhëton me tren në Pekin/Vizita e parë jashtë Koresë së Veriut

schedule11:18 - 27 Mars, 2018

schedule 11:18 - 27 Mars, 2018

Lideri i Koresë së Veriut, ka zgjedhur Kinën si destinacion për udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që pas marrjes së pushtetit në 2011-ën. Kjo raportohet nga mediat ndërkombëtare që bazohen në një tren të blinduar të mbërritur në Pekin nga Koreja Komuniste.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, befason me udhëtimin surprizë në Pekin: bëhet fjalë për vizitën e parë jashtë vendit që nga ardhja në pushtet në fund të vitit 2011. Kjo u raportua nga agjencia e lajmeve Bloomberg. Zërat u përhapën në kryeqytetin kinez pas imazheve televizive të ardhjes së një treni të Koresë së Veriut, të blinduar dhe të ngjashëm me atë të përdorur nga babai i tij Kim Jong-il për të udhëtuar në Moskë dhe Pekin, pak para vdekjes së tij në dhjetor 2011.

Ky veprim ndjek vendimin e Presidentit amerikan Donald Trump për të pranuar zhvillimin e një takimi me Kim pas uljes së tensoineve mes dy koreve të favorizuar nga Olimpiada Dimërore e PyeongChang dhe dëshira e liderit, të cilin e takuan zyrtarët e Koresë së Jugut pak javë më parë. Gjatë këtij zhvillimi, udhëheqësi I Phenianit shprehu gatishmërinë e tij për denuklarizimin e gadishullit.

Lidhjet midis Kinës dhe Koresë së Veriut janë ftohur gjatë muajve të fundit, veçanërisht pas pranimit të Pekinit, të metodës së presionit të Trump, konkretisht sanksionet e vendosura nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së për shkak të programeve bërthamore dhe raketore të regjimit komunist. Që nga ardhja e tij në pushtet Kim Jong-un, ndryshe nga udhëheqësit e së kaluarës, nuk ka takuar ende liderët kinezë.

Ndërkohë, Koreja e Veriut ka ngadalësuar aktivitetin e saj në sajtin bërthamor të Punggye, në veri të vendit, ku janë kryer testet e fundit. Kjo është raportuar nga administrata amerikane që bazohet në pamje satelitore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!