Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Kim Jong Un si Putin, thirrje grave të bëjnë më shumë fëmijë

schedule11:37 - 4 Dhjetor, 2023

schedule 11:37 - 4 Dhjetor, 2023

Në një mbledhje të komitetit kombëtar të nënave, lideri suprem i Koresë së Veriut, Kim Jong Un i kërkoi nënave të reja sidomos, të rrisin fëmijë, djem e vajza, besnike të regjimit.

Teksa mblodhi në fundjavë, qindra gra në kryeqytetin Phenian, për të diskutuar për problemin gjithnjë e në rritje të sjelljes “anti-socialiste” të të rinjve veriorë, Kim Jong Un i foli atyre edhe për rënien e lindshmërisë në vend.

Theksin e vuri te domosdoshmëria për të lindur më shumë se një fëmijë dhe për këtë do t’i vijë në ndihme edhe qeveria, me një mbështetje më të madhe financiare. Lideri koreano-verior i quajti heroina të gjitha nënat me më shumë se 1 fëmijë, nënat që kujdesen edhe për jetimët dhe nënat që punojnë në institucionet shtetërore e njëkohësisht kujdesen për familjet.



/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!