Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka paralajmëruar se vendi duhet të përgatitet për “dialog” dhe “konflikt” me SHBA-në nën udhëheqjen e Presidentit Joe Biden. Kreu i shtetit “theksoi nevojën për t’u përgatitur për dialog dhe konflikt, në veçanti për konflikt”, gjatë fjalimit të tij mbi strategjinë kundër Uashingtonit në një takim të Komitetit Qendror të partisë.
Joe Biden, të cilin Pyongyang e ka akuzuar se po ndjek një “politikë armiqësore”, nuk përjashton mundësinë e takimit me Kim Jong Un. Negociatat midis qeverisë amerikane dhe të Koresë së Veriut janë ndërprerë pas dështimit të samitit të dytë të Donald Trump dhe Kim Jong Un në Hanoi në 2019.
Në maj, Biden kritikoi qasjen e paraardhësit të tij Donald Trump, duke thënë se ishte takuar dy herë me “Presidentin Kim”, në Singapor dhe Hanoi, por pa asnjë rezultat.
Të katër qeveritë e mëparshme nuk e arritën qëllimin. “Kjo është një detyrë tepër e vështirë,” tha ai përpara shtypit, duke njoftuar emërimin e diplomatit me përvojë Sang Kim në postin e të dërguarit special për Korenë e Veriut./abcnews.al