Një ditë pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama i cili tha se nuk ka nevojë që t’i tregojnë detyrat, ambasadorja e SHBA ka përsëritur deklaratën se krerët e partive politike duhet të pastrojnë listat e tyre dhe kjo jo sepse është kërkesë e saj. Kim shkruan se kjo është ajo që pritet nga një aleat i NATO-së që aspiron të bëhet pjesë e Bashkimit Europian.
“Drejtuesit e partive nuk duhet të pastrojnë listat e tyre thjesht sepse disa ambasadorë thonë kështu ose sepse SHBA e kanë bërë të qartë se lufta ndaj korrupsionit është prioritet.
Ata duhet ta bëjnë këtë sepse kërkohet nga ligji shqiptar, është ajo që pritet nga një vend aleat i NATO-s dhe aspirant i BE-së, dhe kjo është një shenjë themelore e respektit për votuesit”, shkruan Kim.
Rama tha dje se ka respekt për ambasadoren, por nuk është e nevojshme t’i kujtojë punët dhe detyrën e tij karshi ligjit. Sipas kreut të qeverisë, ligji është i qartë, kush ka vepra penale për të cilat është dënuar duhet të mos kandidojë për një funksion publik./mv.abcnews.al