Kim dhe Meta trokasin gotat, politika shqiptare në ceremoninë e ambasadës amerikane

schedule13:29 - 2 Korrik, 2022

schedule 13:29 - 2 Korrik, 2022

Ambasadorja amerikane ka përkujtuar ditën e 246-të të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara dhe 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve me Shqipërinë.

Në një ceremoni mbrëmjen e kaluar, diplomatja amerikane Yuri Kim ka ftuar politikën shqiptare. Në ceremoni morën pjesë të majtë e të djathtë, si dhe presidenti Ilir Meta, i cili në një moment shfaqet duke trokitur gotat me ambasadoren.

“Teksa mendojmë për 100-vjetorin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri këtë vit dhe 30-vjetorin e përfundimit të komunizmit, le t’i kujtojmë njëri-tjetrit rolin dhe përgjegjësinë solemne që të gjithë ne këtu kemi për të çmuar, ruajtur, mbrojtur, forcuar, dhe bashkëndarë demokracinë – demokracinë për të cilën secili nga popujt tanë – amerikanë dhe shqiptarë – kanë luftuar aq shumë. Unë shpresoj se do të vazhdojmë t’a nxisim njëri tjetrin për ta kapur historinë, për ta jetuar dhe për t’i dhënë formë historisë sonë në mënyrën veprore – në Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëri. Gëzuar! Edhe një qind”! Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim në festimin e Ditës së 246-të të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara dhe 100 vjetorin e marrëdhënieve midis SHBA dhe Shqipërisë”, ka shkruar ambasada amerikane në një postim .

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!