Ndarja e Kim Kardashian dhe Kanye West mendohet të jetë nxitur nga Kris Jenner, pasi reagimet ashpra të reperit kundrejt saj ishin “të pafalshme”. Disa burime kanë pohuar se Kim po përgatitet të paraqesë kërkesë për divorc nga burri i saj reper ndërsa thuhet se këtij të fundit i ka ardhur në majë të hundës me klanin Kardashian.
Thashethemet për një ndarje pasojnë një vit të vështirë për çiftin, pas akuzave se Kim dhe Kris kanë tentuar ta mbyllin në spital reperin për shkak të problemeve me bipolaritetin dhe deklaratës së donte të divorcohej nga ylli televiziv. Mediat e huaja raportojnë se e ëma i ka thënë Kim-it që “ta vinte veten në vendin e parë”.
Një burim tha për gazetën britanike “The Sun”: “Kim është takuar me avokaten e saj për divorcin në fshehtësi për muaj me radhë. Dhe gjatë pushimeve, Kris i tha asaj se situata nuk mund të zgjatet më, kështu që Kim ka lëvizur zyrtarisht për t’i dhënë fund gjërave”. Kris mendon se Kanye ka dalë jashtë kontrollit dhe ndikon keq për familjen. Ajo nuk mund të durojë të shohë sa e pakënaqur është Kim”.
Një burim tjetër shtoi: “Kim nuk e mori këtë vendim vetëm. Kim dëshironte me dëshpërim të ndihmonte Kanye, por ishte e pamundur që martesa të rikuperohej pasi ai ofendoi mamanë e saj dhe foli publikisht për abortin.”, tha burimi duke iu referuar deklaratave që reperi bëri pak muaj më parë gjatë fushatës presidenciale. /abcnews.al