Mësuesja që humbi jetën në një aksident në Devoll bënte kilometra të tëra për të shkuar në shkollën ku u jepte mësim fëmijëve të fshatit Arrzë. Kolegët e saj tregojnë se ajo dhe pse me sëmundje të rëndë, nuk u tërhoq nga mësimdhënia.
Mësuesja 48-vjeçare, që humbi jetën ndërsa udhëtonte sëbashku me kolegët për në shkollën e fshatit Arrzë, u përcoll për në banesën e fundit. Familja e Luiza Dules në fshatin Miras të Devollit hapen dyert e mortit, kurse për miqtë, kolegët dhe nxënësit, humbja e mësueses së përkushtuar është e rëndë dhe e pangushëllueshme.
“Dijet e para na i ka dhënë ajo. Çdo gjë që kemi sot na i ka dhënë mësuese Luiza”.
“Ka qenë shumë e mirë. Edukatore shumë e mirë”.
Mes vështirësive dhe sakrificave të punës në fshatra të thellë të zonës së Devollit, 48-vjeçarja luftonte prej disa kohësh edhe me një sëmundje të rëndë, të cilën e përballoi pa u ankuar, ashtu si nuk ankohej për kilometrat e rrezikshme, që përshkonte çdo ditë për të mësuar fëmijët e Arrzës.
“Ishte e sëmurë.”
“Me zemër. La dy fëmijë”!
Edukatore prej dy dekadash dhe 4 vitet e fundit, mësuese e gjuhës dhe letërsisë, Luiza ka mbetur në kujtesën e atyre që e njohën si gruaja e fortë dhe mësimdhënësja e qeshur, që përballoi sfidat e profesionit edhe pse gjithë jetën iu desh të punonte larg shtëpisë.
“Ajo ishte një mësuese e përkushtuar”.
Luiza Dule, humbi jetën tre ditë më parë në një aksident në rrugën Miras-Arrzë, pasi makina ku ajo udhëtonte me kolegët e tjerë, doli nga rruga për shkak të ngricës./abcnews.al