Kilicdaroglu: Do të zgjidhem president i Turqisë me 60% të votave

schedule14:23 - 2 Maj, 2023

schedule 14:23 - 2 Maj, 2023

Kemal Kilicdaroglu bëri vlerësimet e tij për zgjedhjet presidenciale turke ,duke i dhënë koalicionit të tij një epërsi që në raundin e parë të zgjedhjeve.

“Do të zgjidhem presidenti i 13-të i Republikës së Turqisë me 60% të votive në zgjedhjet e 14 majit. Kjo punë nuk do të përfundojë në raundin e dytë, do të përfundojë në raundin e parë”. 

“Kam besim te të rinjtë. Ata do të përcaktojnë fatin e zgjedhjeve. Më shumë se 5.3 milionë të rinj do të votojnë për herë të parë. Këta të rinj janë të kënaqur me rendin aktual të gjërave. 

Ne do të marrim shumicën në parlament dhe do të vendosim një sistem parlamentar me bazë të fortë,” tha ai.

Me sistemin aktual monstruoz, funksionimi i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë (GNA) është shkatërruar, deputetët nuk mund të angazhohen as në politikë, nuk mund t’i vënë në rend dite kërkesat e popullit, ministrat e emëruar nuk u përgjigjen kërkesave të tyre,” theksoi më pas Kilicdaroglu.

Kandidati për president i Turqisë theksoi se qytetarët kanë humbur fuqinë blerëse.

“Në një vend me 85 milionë banorë, 20 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë shtetërore dhe shteti ofron ndihmë për 5 milionë familje.

20 milionë njerëz presin krahëhapur. Kjo është çështja e vërtetë e mbijetesës. Njerëzit kanë arritur në atë pikë sa nuk blejnë dot as qepë në këtë vend. Njerëzit u dënuan me uri dhe varfëri.

Republika Turke është grabitur për 21 vjet, por ka arritur të mbijetojë. Me epokën e re do të marrë fund edhe kjo grabitje”, përfundoi ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!