Rreth një milion njerëz, marshuan në kryeqytetin Santigo të Kilit të premten dhe qëndruan gjatë tërë natës jashtë, duke shënjuar një nga demonstratat më të mëdha që nga koha kur shpërthyen protestat e dhunshme javën e kaluar.
Aktivistët në kryeqytetin Santiago të Kilit shpërfillën gjendjen e jashtëzakonshme të vendosur nga qeveria, që ndalonte brenda 15 ditëve daljen dhe grumbullimin dhe bllokuan shumicën e rrugëve, duke iu kundërvënë forcave ushtarake.
Rreth një milion njerëz marshuan në Santiago të premten dhe qëndruan gjatë tërë natës jashtë, duke shënjuar një nga demonstratat më të mëdha që nga java e kaluar.
Protestuesit dolën me flamurin kilian dhe me sllogane kundër qeverisë ndërkohë që i binin borive dhe mbanin në duar pankarta duke kërkuar të drejtat e tyre. Trafiku në kryeqytet ka ndaluar pothuajse sepse edhe shoferët e taksive dhe transportuesve tjerë janë në grevë, për shkak të kushteve jo të mira të jetës.
18 protestues humbën jetën javën e kaluar gjatë përleshjeve me policinë./ABC News Albania