Kili miraton projektligjin për legalizimin e martesës të së njëjtës gjini

schedule12:54 - 8 Dhjetor, 2021

schedule 12:54 - 8 Dhjetor, 2021

Kongresi i Kilit në vendimet e saj të fundit ka vendosur miratimin e projektligjit për legalizimin e martesës të së njëjtës gjini, duke u bashkuar me pjesën tjetër të vendeve të Amerikës Latine me shumicë katolike që kanë ligje të ngjashme.

Kjo masë që mbështetet nga presidenti Sebastian Pinera, i cili duhet ta nënshkruaj për ta bërë ligj, gjithashtu do t’ua mundësojë çifteve të së njëjtës gjini të birësojnë fëmijë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se projektligji u miratua pas një procesi të gjatë rreth katër vjet, me 82 vota për dhe 20 kundër dhe pati dy abstenime.

Përveç Kilit, në Amerikën Latine, çiftet e të së njëjtës gjini, mund të martohen edhe në Kosta Rika, Ekuador, Kolumbi, Brazil, Uruguai dhe Argjentinë, si dhe në 14 shtete të Meksikës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!