Kikia: Shoqëria ka nevojë për rikthimin e shpresës, por Basha s’po prezanton asgjë të re

schedule21:05 - 4 Nëntor, 2019

schedule 21:05 - 4 Nëntor, 2019

Rrugëtimi për Shqipërinë i Partisë Demokratike me fokus rininë dhe rikthimin shpresës te shqiptarët është komentuar në studion e Mbrëmje në ABC News të Mirela Milorit me drejtorin e informacionit në Klan Plus Mentor Kikia.

Sipas tij ajo që çedon është se PD kthehet në këtë hulli të të bërit politikë normale, pasi ka qenë në ekstremin e strategjisë dhe pasi Basha ka humbur betejën e forcës me daljen jashtë institucioneve dhe procesin farsë të 30 qershorit.

“PD është në opozitë, detyra është të mendojë për qeverisjen dhe të bindë qytetarët, është duke bërë pikërisht atë që duhet të bëjë një parti opozitare, por këtu ka një keqkuptim apo zhgënjim nga ata që janë mësuar dhe prisnin mënyrën e të bërit protestë agresive.

Të bërit politikë nuk është magji, është të takosh njerëz, të akuzosh, të denoncosh kur ka afera kurruptive dhe vendime që nuk janë në interes të shoqërsië. Ajo që çedon është se PD kthehet në këtë hulli të të bërit politikë normale pasi ka qenë në ekstremin e strategjisë.

Basha ka humbur një betejë shumë të rëndësishme, ka humbur betejën e forcës, se shumë njerëz prisnin që do konkludonte me dorëheqjen e kryeministrit, por shkoi me dy humbje të mëdha me daljen jashtë institucione dhe një proces farsë i 30 qershorit që i ka dhënë kontrollit PS-së”.

Shoqëria shqiptare, shprehet Kikia, ka nevojë realisht për rikthimin e shpresës, por Basha nuk po prezanton asgjë të re. Sipas tij duhet urgjentisht ndryshimi i sistemit dhe heqje e listave të mbyllura.

“Nuk ka asgjë të re në këtë që ndodh nëse do të duhet dhe ajo që ka nevojë shoqëria shqiptare është realisht rikthimi i shpresës, se shumica nuk ikin për bukën e gojës e u duket i pajetueshëm, për shkak të mungesës së rregullit, ligjit, drejtësisë, ku konkuron aftësia dhe puna e ndershme. Duhet parë vajtimi i njerëzve që nuk dua Ramën, por se Shqipëria është një vend i pajetueshëm për një mijë arsye.

Realisht shoqëria shqiptare ka nevojë për rikthimin e shpresës. Duke prezantuar atë që dimë e stërdimë. Ndryshim absolutisht i sistemit dhe heqje e listave të mbyllura se ato kanë prodhuar atë parlament qesharak. Ne kemi kohë që votojmë por nuk zgjedhim, sepse ka një listë që ka bërë kryetari i partisë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!