Kievi: Rusia po planifikon të sjellë punëtorë nga Koreja e Veriut në Ukrainën e pushtuar

schedule09:48 - 18 Shtator, 2023

schedule 09:48 - 18 Shtator, 2023

Kremlini po planifikon të sjellë punëtorë nga Koreja e Veriut në zonat e pushtuara përkohësisht të Ukrainës.

Sipas mediave lajmi është konfirmuar nga Qendra Kombëtare e Rezistencës së Kievit, ku thuhet se ky është një vendim që është marrë nga presidenti rus Vladimir Putin pasi takoi liderin e Koresë së Veriut Kim Jong Un javën e kaluar.

Qendra Kombëtare e Rezistencës, e cila u krijua nga Forcat e Operacioneve Speciale të Ukrainës, tha se Rusia po synon të përdorë punëtorët për punët e ndërtimit në Donetsk dhe Luhansk.

“Përpjekjet për të rekrutuar emigrantë të punës në ushtrinë okupuese janë regjistruar tashmë këtë vit,” tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!