Kievi merr përgjegjësinë për sulmin në dy depo nafte në Rusi

schedule11:09 - 24 Prill, 2024

schedule 11:09 - 24 Prill, 2024

Gjatë natës, dronët e shërbimeve speciale të Ukrainës (SBU) sulmuan dy depo nafte në rajonin rus të Smolensk, ku ishin ruajtur 26 mijë metra kub karburant.

Këtë e raporton Rbc-Ukraine, duke cituar burime që konfirmojnë deklaratat e guvernatorit rus Vasily Anokhin, sipas të cilit dy termocentrale në rajonin perëndimor të Rusisë kanë marrë flakë. Sipas burimeve, janë sulmuar dy baza të Rosneft.

Pas shpërthimeve të fuqishme, një zjarr i madh shpërtheu në objekte. SBU vazhdon të shkatërrojë infrastrukturën që furnizon me karburant ushtrinë ruse në Ukrainë,” tha burimi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!