Kievi: Kina duhet të bëjë presion ndaj Rusisë për t’i dhënë fund luftës

schedule17:33 - 20 Mars, 2023

schedule 17:33 - 20 Mars, 2023

Kievi pret që Kina të përdorë ndikimin e saj në Rusi për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Kështu u shoreh këtë të hënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko.

“Ukraina po ndjek nga afër vizitën e presidentit kinez në Rusi”, tha Nikolenko në një deklaratë për Reuters menjëherë pasi udhëheqësi kinez Xi Jinping mbërriti në Moskë për bisedime me presidentin rus Vladimir Putin.

“Ne presim që Pekini të përdorë ndikimin e tij në Moskë për ta bërë atë t’i japë fund luftës agresive kundër Ukrainës.”, shtoi ai.

Kievi thotë se çdo lëvizje për paqe duhet të përfshijë një tërheqje të plotë të trupave ruse dhe të respektojë integritetin territorial të Ukrainës.

“Ne jemi të gatshëm të angazhohemi në një dialog më të ngushtë me Kinën për të rivendosur paqen në Ukrainë në përputhje me parimet e mishëruara në Kartën e OKB-së dhe rezolutën e fundit të OKB-së për këtë çështje,” tha Nikolenko./abcnews.al