Kievi kërkon që emigrantët ukrainas që t’i bashkohen ushtrisë për të luftuar kundër Rusisë

schedule11:31 - 21 Dhjetor, 2023

schedule 11:31 - 21 Dhjetor, 2023

Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Rustem Umerov është shprehur se ukrainasit që jetojnë jashtë vendit duhet të shërbejnë në ushtri vitin e ardhshëm. Këtë deklaratë ai e bëri për mediat gjermane të mërkurën.

Ai theksoi se ukrainasve të moshës midis 25 dhe 60 vjeç që jetojnë në Gjermani dhe vende të tjera të kualifikuara për shërbimin ushtarak, do t’u kërkohet të raportojnë në qendrat e rekrutimit të forcave të armatosura.

“Ne do t’u dërgojmë atyre një ftesë,” shpjegoi Umerov, duke shtuar se rekrutimi duhet të bëhet në baza vullnetare, përndryshe ekziston mundësia e sanksioneve. “Ne ende po diskutojmë se çfarë do të ndodhë nëse ata nuk vijnë vullnetarisht,” tha Umerov, duke shtuar se sipas mendimit të tij “nuk është një dënim të mbrosh dhe t’i shërbesh vendit tënd. Është një nder.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!